Me shpejtësi skëterrë mes Tiranës, Koka: Shoferi është gjobitur 43 herë
Pak ditë më parë, një makinë me shpejtësi marramendës u aksidentua pranë ambasadës italiane në Tiranë, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.

Automjeti pësoi dëmtime ndërsa shkeli të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor. Bëhet fjalë për shtetasin Stiverjan Dashi.

Gazetari Spartak Koka thotë se drejtuesi i mjetit është gjobitur 43 herë nga policia. “43 herë është gjobitur, personi që nget makinën”, u shpreh Koka.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se si është e mundur që me 43 gjoba nuk i është hequr patenta, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja, pohoi se kjo nuk është mundësuar nga kuadri ynë ligjor.

“Në kuadrin tonë ligjor gjithë shkeljet e tij nuk janë për t’i marr për jetë patentën”, pohoi Gonxhja.
Shtuar më 20/01/2021, ora 23:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori