Gjykata e Korçës ka vendosur masën
arrest shtëpie për 46
vjeçaren e cila akuzohet se 20 vite më parë ka mbytur foshnjën e saj vetëm 9 muajshë.
Burime për ABC bëjnë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore të 46 vjeçares Irena Zeria,
gjykata ka vendosur masën “
arrest shtëpie”.
Ndërkohë e akuzuar ka deklaruar para gjykatësve se foshnja i ka rënë nga duart nuk e ka mbytur.
“Mua më ka rënë nga dora nuk di detaje të ngjarjes dhe pse më akuzojnë për vrasje. Nuk mbaj mend si kam ikur nga spitali në Greqi dhe nuk mbaj mend si kam ardhur në Shqipëri“, ka thënë ajo.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 1997, ku
Gjykata greke e kishte dënuar me burg 46
vjeçaren, arrestimi i të cilës u bë një ditë më parë në Korçë.
Shtuar më 13/11/2020,
ora 14:47