Me qese në kokë e duar të lidhura, kush e mori peng Kejvina Kthellën? (VIDEO)
Kejvina Kthella është marrë peng nga Megi Pojani. Dy vajzat shumë të njohura në Shqipëri, duket se kanë krijuar së bashku një miqësi të ngushtë falë një bashkëpunimi që pritet të ndodhë dhe të publikohet në ditët në vijim.

Në videot e publikuara nga Megi Pojani, shihet se si modelja e mirënjohur, Kejvina Kthella është lidhur në një karrigë ndërsa në kokë ka një qese.

“Bone nei lëvizje t’gabume, keq për veten tate. Ndihesh e pafuqishme?”, shkruan Megi krahas videos.

Sigurisht që ky veprim është një shaka mes dy vajzave, të cilat shumë shpejt pritet ti shohim pjesë e një videoklipi të këngëtares Kida. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2020, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori