Alban Guri, drejtuesi i mjetit që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4.
Në dëshminë e tij fillestare ka treguar për se në momentin e aksidentit, e mitura ka dalë nga dera e shtëpisë dhe i ka prerë
rrugën. Për pasojë, nuk ka mundur ta kontrollojë mjetin për të shmangur ngjarjen tragjike.
Përplasja ndodhi rreth orës 12:30 në
rrugën “
Njazi Meka” në zonën e
Alliasit, në Tiranë, ku makina aksidenti për vdekje të miturën e identifikuar me inicialet A.P.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 13:55