Ditën e sotme Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Gjatë seacës pritet riverifikimi i masës së sigurisë si dhe pritet që ish-ministri të merret në pyetje për provat e reja në lidhje me të.
Ai është shoqëruar nga policia me
pranga në duar dhe u është shmangur gazetarëve që prisnin t'i merrnin një deklaratë për mediat.
Gjyqtare e seancës do të jetë Liliana
Baku.
Por kush Liliana Baku e cila vendosi arrest shtëpie për ish-ministrin?
Ajo është Liljana
Baku,një
emër shumë i njohur për drejtësinë në Shqipëri.
Baku është gjykatësja e cila dha vendimin edhe për bllokimin e pasaportave të Tahirit si dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit.
Por jo vetëm kaq.
Baku ishte gjykatësja e cila la në burg Orest Sotën, në makinën e së cilit u gjetën 863 mijë euro si dhe dy patentat lundrimi në
emër të Tahirit.
Gjyqtarja
Baku,
refuzoi lirimin e Sotës pas garancisë pasurore të ofruar nga i ndaluari i cili më vonë fitoi lirinë pasi e ankimoi vendimin në Apel.
Liljana
Baku ka qenë edhe në çështje e "Xibrakës", kur i
refuzoi lejen për të kaluar festat e fundvitit me familjen Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Hoxha. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018,
ora 11:04