"Më plasi gjaku në fytyrë", Artan Hoxha rrëfen tmerrin në duart e policisë greke
Mbëmjen e djeshme, gazetari Artan Hoxha ka treguar disa ngjarje të rënda në Opinion.

Ndër të tjera ai tregoi një histori të tijën, nga e kaluara.

Hoxha tregoi se sapo kishte dalë nga stadiumi, e kishte kapur policia greke.

Gazetari tregoi se pasi e dërguan në një postë policie, ata nuk përdorën shkopinj gome, por druri. Ai tha se kishte parë njerëz që iu ishin thyer duart dhe shumë të tjerë që kishin fraktura në trup nga dhuna e policisë greke.

“Mua më goditën nga fytyra dhe për faktin që mu përhap gjaku në fytyrë, dukesha shumë i dëmtuar dhe ajo më ndihmoi sepse i shpëtova drurit tjetër.

Kemi qëndruar në bodrumet e stacionit policor, deri në momentin sa u bë numri i duhur për t’u nisur drejt Shqipërisë”, u shpreh Artan Hoxha. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2018, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori