Më parë në Korçë, tani në Kavajë: Pse eskorta e Ramës përfshihet gjithnjë në aksidente?
Gjatë rrugëtimit nga Tirana për në Berat, eskorta e Ramës u përfshi në një aksident në Gose të Kavajës, ku për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Pas nxjerrjes së këtij informacioni na Facebook nga ish-kryeministri Berisha, Garda e Republikës, makina e të cilës ishte përfshirë në aksident teksa shoqëronte Ramën nxitoi të shpjegonte çfarë ndodhi.

Sipas saj, ishte kamioni që i kishte zënë rrugën eskortës së Ramës dhe se nga kjo e fundit nuk kishte ndodhur asnjë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Por, ky nuk është aksidenti i parë ku përfshihet eskorta e Ramës. Më i rëndi është ai i një viti më parë në Korçë, nga i cili mbetën dy persona të plagosur rendë. Edhe në atë kohë, burime zyrtare ia hodhën fajin shoferit tjetër duke nxjerrë të larë të gjithë shoqëruesit e Ramës.

Madje, edhe në atë kohë u tha se ishte makina tjetër që i kishte zënë rrugën eskortës së Ramës.

Një tjetër aksident me eskortën e Ramës ka ndodhur edhe në vitin 2015, ku PD e akuzoi atëhere se kishin qenë shoqëruesit e kryeministrin që kishin hedhur në kanal një 15 vjeçar me biçikletë.

Pyetja që shtrohet është se si ka mundësi që i bien kaq shumë "më qafë" Ramës dhe eskortës së tij në Korçë, Kavajë dhe Burrel duke i zënë rrugën?!

Pse askush nuk zbardh shpejtësinë me të cilën ishte duke ecur eskorta e kryeministrit në aksidentin e Korçës dhe sëfundmi të Kavajës?

A i ka respektuar eskorta e Ramës kufizimet e shpejtësisë në këto segmente ku pretendon se i kanë zënë rrugën? /albeu.com/

Shtuar më 01/02/2019, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori