Vrasja e Alket Muhos për motive banale, me sa vite burg i dënoi gjykata dy autorët

Gjykata e Apelit në Gjirokastër sapo ka dhënë vendimin ndaj të akuzuarve Ethem dhe Dino Muho të cilët u shpallen sot përfundimisht fajtor për vrasjen e Alket Muhos në 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije Bashkia Memaliaj. Seanca e sotme gjyqësore ka filluar me tensione pasi familjaret e dy të akuzuarve kanë kërkuar rënien e akuzave për vrasje nga ana e prokurorit të çështjes Julijan Çafka i cili ishte ai që apeloi vendimin e datës 26 tetor të 2021 te dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër.

Ky vendim i dhënë nuk përcaktonte armën e vrasjes së kryer ndërkohë që dënonte me 20 vjet burg Et’hem Muhon dhe me 17 vjet burg Dino Muhon. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër Sokol Pina me gjyqtaren tjetër ndihmëse Margarita Buhali mbi bazën e ankimit të Prokurorit të çështjes Julijan Çafka ndryshoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër dhe vendosi për masën e dënimit ku Dino Muho u deklarua fajtor edhe për armëmbajtje pa leje ndërkohe që në shkallën e parë arma nuk doli në vendim.

Ne bashkim të dënimeve Dino Muho u dënua nga 17 që ishte dënuar nga Gjykata e Faktit në 19 vjet burg. Ndërsa i ati i tij Et’hem Muho nga 19 vjet të dhënë nga Gjykata e Faktit në 22 vite burg. Ky vendim u ekzekutua në sallën e gjyqit menjëhere duke thirrur policinë e cila u vendosi prangat dy të dënuarve për vrasje me paramendim.

Ne vendimin e përmbledhur dhënë para pak nga Apeli i Gjirokastrës u provua dhe vërtetua përtej çdo dyshimi te arsyeshëm se Et’hem dhe Dino Muho janë autore te vrasjes me paramendim te Alket Muhos ne date 6 shtator te 2018 në fshatin Rabije te Memaliajt. Gjatë kësaj periudhe dy të dënuarit qëndronin ne arrest shtëpie për shkak të shkeljes se afateve të ankimimit te vendimit për masën e arrestit./albeu.com