Më në fund! Young Zerka konfirmon lidhjen me Ronela Hajatin: Jemi bashkë
Young Zerka ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të punëve të tij me albumin “EP”, i cili shumë shpejt pritet të publikohet i plotë. I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Prive’, Zerka ka folur mbi zhvillimet profesionale, por edhe për jetën e tij private.

Ai ka treguar se këngët e fundit që janë pjesë e albumit i ka xhiruar jashtë shtetit, sepse dëshiron të sjellë diçka ndryshe. Tashmë artisti është nën menaxhimin e një labeli të ri “Key Management”, në të cilin bëjnë pjesë disa artistë përfshirë edhe Ronela Hajatin.

Duke qenë se këngëtari e përmendi vetë Ronelën, ai nuk mundi t’ju shpëtonte pyetjeve në lidhje me të, duke qenë se përfliten prej vitesh për një romancë mes tyre.

Kur u pyet për këtë gjë Zerka e konfirmoi lidhjen me Ronelën, duke thënë se janë bashkë. “Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë. Jemi tek i njëjti çelës bashkë”, ka thënë Zerka në intervistën për ‘Prive’. Dy këngëtarët asnjëherë nuk e kanë pranuar lidhjen e tyre, duke e lënë gjithmonë publikun konfuz me përgjigjet. Por siç duket ka ardhur koha të flasin për këtë aspekt personal, pasi tashmë kanë filluar ta quajnë publikisht njëri-tjetrin si shpirti binjak
Shtuar më 23/11/2019, ora 21:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori