Më në fund Rama vendos kandidatin për Bashkinë e Selenicës
PS ka zyrtarizuar kandidatin për bashkinë e Selenicës. Në garën e 30 qershorit për këtë bashki do të kandidojë Pëllumb Binaj.

Në kampin e selisë rozë ende ka mbetur pa u zyrtarizuar kandidati/ja për bashkitë e Peqinit dhe Hasit, teksa ditën e djeshme u bënë publike 58 emra për 61 bashkitë e vendit.

Dita e nesërme shënon dhe fundin e afatit që partitë politike kanë, për të bërë dorëzimin e kandidatëve për kryetar bashkie e këshillat bashkiakë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2019, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori