E konfirmon Fabrizio Romano, Armando Broja shumë pranë transferimit te klubi anglez

Gazetari i njohur italian, Fabrizo Romano, ka konfirmuar pak çaste më parë se Armando Broja është shumë pranë transferimit te West Ham.

Broja do të vendosë me kujdes të ardhmen e tij dhe së shpejti, ndërkohë që West Ham është duke biseduar me Chelsea për shifrat e sulmuesit të talentuar shqiptar.

Shumë klube janë të interesuara për bomberin e kombëtares shqiptare, por deri më tani, West Ham duket se është më pranë se kurrë nga të gjithë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.07.2022 09:20