Më në fund nisin reshjet, bëhuni gati për temperatura ekstreme
Nga kjo fundjave pritet të rikthehen reshjet e shiut në vend si dhe temperaturat do të ulen. Kështu u shpreh Petrit Zorba, Kreu i DepartamentitKlimës dhe Mjedisit në IGJEUM.

"Mund të themi se duke filluar nga sot do të ketë një ulje graduale të temperaturave dhe mundësi reshjesh në shkallë vendin, të cilat për fundin e javës, konkretisht të dielën, mund të prekin gjithë territorin. Të martën dhe të mërkurën do të jenë më të prekshme, por pa probleme." u shpreh ai.

Petrit Zorba, Kreu i DepartamentitKlimës dhe Mjedisit në IGJEUM
Por këto reshje nuk do të jenë problematike dhe nuk pritet të ketë përmbytje,raporton report tv. Gjithashtu këtë vit do të kemi përsëri ulje ekstreme të temperaturave, siç ndodhi një vit më parë, ku nuk përjashtohet mundësia që në Tiranë të ketë përsëri reshje dëbore.

Nëntori do të mbahet mend si muaji më i thatë në vitet e fundit, sipas ekspertëve të DepartamentitKlimës dhe Mjedisit.
Shtuar më 15/11/2018, ora 19:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori