Më në fund! E njohur në profesionin e saj, kjo është bashkëshortja e Arian Çanit (FOTO LAJM)

Dentistja-pediatre Enida Petro, bashkëshortja e gazetarit Arian Çani, ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” .

Ajo foli për kujdesin që duhet të kenë fëmijët me shëndetin e dhëmbëve.

Enida është shumë e suksesshme në profesionin e saj, por pak e dinë që ajo është edhe bashkëshortja e moderatorit të njohur Arian Çani.

Çifti ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë. Vajzën Joanën, Çani e prezantoi pak javë më parë gjatë emisionit “Zonë e Lirë”.

Gjatë programit të sotëm, Rudina Magjistari vuri këtë moment në ekran ndërsa Enida Petro tha se Çani ia ka trashëguar edhe vajzës pasionin për teatrin.

"Enida Petro është bashkëshortja e Arian Çanit. E japim sot në fund sepse sot folëm për një fushë krejtësisht tjetër.

Urime dhe për vajzën sepse kishte filluar të merrej me teatër. Kam përshtypjen pasionet e Arianit?", tha Rudina gjatë prezantimit të saj.

Shtuar më 27/02/2020, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori