Më në fund, arrihet marrëveshja mes Ramës dhe Bashës
Arrihet marreveshja pas më shumë se 3 orësh takim koke me koke mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te PD-se Lulzim Basha.

“Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister” që është
propozuar edhe nga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme
dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik”, tha Basha
pas takimit.

Ndërsa kryeministri Rama nuk ka preferuar të flasë. Ai i ka shtrënguar dorën kreut të opozitës dhe më pas është larguar.

Takimi nisi rreth orës 22:00 pas përfundimit të tryezës së krerëve të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, në përpjekjen për ti dhënë fund krizë politike.

Burime për Albeu.com bënë me dije se palët kanë pranuar paketën McAllister + ndërsa vijon diskutimi për datën e zgjedhjeve. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2017, ora 01:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori