Më ndryshoi jetën, Miriam Cani zbulon sekretin çfarë ndodhi ditën e celebrimit në Maldiva
Këngëtarja e njohur
Miriam Cani ka qenë e ftuar në emisionin e
Rudina Magjistarit në Tv Klan, ku ka folur për brendin e saj më të ri të veshjeve për vajzat e vogla, për marrëdhënien me Albanin dhe si është jeta e tyre me dy fëmijë.
Albani dhe Miriani janë mjaft diskret përsa i përket jetës së tyre private, por Miriami ka treguar edhe një sekret,
ditën që do bënin celebrimin, kuptuan se ajo ishte shtatzënë.
Rudina Magjistari: Nuk të kemi pyetur as për dasmën, ka qenë shumë e veçantë dhe e bukur në Maldive. Si u organizua, na trego diçka që nuk dimë ende.
Mirjam Cani: Kemi pasur Amelin dhe Duamin në bark. Në
ditën kur u realizuaceremonia ne morëm vesh që unë isha në pritje të ëmbël ndaj vendosëm që ta quani Duam, ti jepnim titullin e këngës. Është një kujtim i mrekullueshëm.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 20:26