Disa orë e bllokuar për shkak të borës, rihapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Rihapet për qarkullimin e automjeteve rruga e Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila u bllokua në orët e para të mëngjesit për shkak të reshjeve të dëborës.

Qarkullimi do të kryhet vetëm me goma dimërore dhe mjete antirrëshqitëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e tyre në rrugë, me qëllim orientimin dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve për një qarkullim sa më të sigurtë e me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për ta.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.