E rëndë, 23-vjeçari lë shtatzënë 12-vjeçaren në Përmet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet. Një 12-vjeçare ka mbetur shtatzëne nga një 23-vjeçar nga Mallakastra, i cili është arrestuar tre ditë më parë.

Nuk dihet nëse raporti intim mes të miturës dhe 23-vjeçarit ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes.

Mësohet se vajza jetonte me gjyshen ndërsa prindërit i kishte në Greqi.

I ati është kthyer në Përmet kur vajza është ankuar se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore. Pas vizitës në spitalin e Përmetit ka rezultuar se ka qenë shtatzënë në muajin e dytë.

Vajza ka treguar emrin e djalit i cili më pas është arrestuar. Nga informacionet e para rezulton se djali ishte person me precedentë penal.
 /albeu.com/


Shtuar 23.06.2023 13:02