Ish-banorja e Big Brother: Luizi ka të dashurën jashtë, ajo i ka dhënë leje për Kiarën vetëm për 100 mijë euroshin (FOTO LAJM)

Genta Gjalpi, ose e njohur ndryshe si Genta e Big Brother ka treguar edhe më herët se ka njohje që nga jasht me Luizin e Big Brother VIP. Ajo reagoi kur Luizi tregoi për sëmundjen e tij të cilën e mohoi më vonë.

Së fundmi Genta Gjalpi ka bërë një deklaratë të fortë. Ajo është 110% e sigurt se Luizi ka dikë jashtë që e lejon të krijojë lidhje në Big Brother vetëm për të fiturar çmimin.

“Dua të them edhe disa gjëra për Luizin por më vihen gjithë kundra. Është 110% e sigurt ai e ka dikë jashtë dhe ajo i ka dhënë leje të krijojë dhe lidhje vetëm për të fituar çmimin””, shkruan Genta.

Mendoni se është e vërtetë?

Kjo deklaratë e Gentës vjen pas konsolidimit të lidhjes se Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e famshme që u krijua në kuadër të lojës. Kiara dhe Luizi shkëmbyen më në fund edhe puthjen e parë. Këngëtari dhe moderatorja kanë nisur planet për bashkëjetesën dhe lidhjen jashtë Big Brother, prandaj kjo deklaratë nga Genta Gjalpi është tronditëse për publikun që admiron çiftin./albeu.com/