Me maskë dhe kallash, zbulohet kush ishte pas Admir Muratajt gjatë grabitjes në Rinas (FOTO LAJM)

Një ndër fotot më të shpërndara të super grabitjes në Rinas është ajo ku duket Admir Murataj me maskën e tij të silikonit si edhe një person tjetër me maskë dhe një kallashnikov në dorë.

Murataj u zbulua pas vrasjes duke bërë lidhjen mes maskës që mbante në kokë në momentin që ishte në pistë dhe asaj që iu gjet në kokë kur kishte marrë plumbin, të cilat ishin të njëjta, shkruan Albeu.com.

Askush nuk mori vesh kush ishte personi tjetër me maskë të zezë në kokë që i drejtonte automatikun punonjësve të sigurisë pranë avionit të "Austrian Airlines".

Policia ka arrestuar këto ditë një numër të madh personash, ku katër prej tyre dyshohet se kanë lidhje direkt apo indirekte me grabitjen.

Njëri prej tyre është pikërisht Oltion Veseli, i cili dyshohet të jetë personi me maskë të zezë në kokë dhe kallashnikov në duar pas Admir Muratajt në pistën e Rinasit.

Krahas Veselit janë arrestuar edhe Aldon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela.

Veseli ka qene ne Jemen me studime, me pas ka ikur ne Afganistan dhe eshte burgosur nga amerikanët për terrorizem. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori