Me maska në mal, Rama publikon foton me Zahon dhe Lindën
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në veri të Shqipërisë.

Facebook, Rama ka publikuar një foto me djalin e tij të vogël Zaho dhe bashkëshorten Linda në një nga bujtinat tradicionale në Valbonë.

Postimi:

Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë.
Shtuar më 31/10/2020, ora 23:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori