Policia e Gjirokastrës ka arrestua një 20 vjeçar i cii qarkullonte me armë
zjarri me vete. I arrestuari S. R., 20 vjeç, banues në fshatin Golem,
Gjirokastër është kapur nga policia në një zonë të pyllëzuar në fshat.
Gjatë
kontrollit fizik, 20 – vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël lënde
narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me
armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vezhishti”.
Operacioni në kuadër të
kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve
narkotike, si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë
zjarri pa leje
Gjatë operacionit vihet në pranga një 20 – vjeçar, i cili qarkullonte me armë
zjarri automatike, me vete.
Sekuestrohet një armë
zjarri automatike dhe municion luftarak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë
Gjirokastër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë nisur kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve
narkotike si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë
Gjirokastër, gjatë
kontrollit të territorit, kanë evidentuar një shtetas që qarkullonte me armë
zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Golem të Gjirokastrës.
Në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vezhishti”, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. R., 20 vjeç, banues në fshatin Golem,
Gjirokastër.
Gjatë
kontrollit fizik, 20 – vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël lënde
narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me
armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 17/04/2020,
ora 22:47