Me makina luksoze dhe armë, kush është i "forti" i Fushë Krujës që iu bë atentat mbrëmë
Një atentat me armë mbrëmjen e shkuar në Fushë Krujë, përfundoi me vrasjen e një 50 vjeçareje, Shpresa Basha ndërsa mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasit Marklen Haka.

Ai ka mbërritur rreth orës 23:30 minuta me një makinën luksoze në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Marklen Haka, 28 vjeç, është një personazh i njohur për policinë.

I konsideruar si një nga të “fortët” e Fushë Krujës, ai është arrestuar në shtator 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël.

Haka u arrestua në posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili transportoi mbrëmjen e shkuar atë dhe hallën e tij drejt spitalit.

Shtuar më 22/09/2019, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori