Me lot në sy, si po e pret Tahiri vendimin e gjykatës
Ish-ministri Saimir Tahiri ishte thuajse në lot në sallën e gjyqit. Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala teksa po intervistonte avokatin e ish-ministrit Maks Haxhinë.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga avokati i cili tha se Tahiri nuk ishte në lot dhe ka treguar se është burrë.

“Nuk ishte në lot, ai ka dhënë mandatin për këtë, ka treguar se është burrë. Ishte një gjendje emocionale, sepse vihet në rrezik jeta e tij. Në vend që të vlerësohej për punën si ministër, ai vihet përballë akuzave, kur nuk ka asnjë provë.

Të gjykosh ish-ministrin për vepra tepër të rënda, pa asnjë provë, është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina. Me aq sa e njoh dosjen dhe e njoh shumë mirë, nuk e di ku gjykata, në rast çmendurie, do ta gjejë një provë të vetme”, tha Haxhia.

Tahiri doli nga gjykata i buzëqeshur, edhe pse brenda sallës e kishin kapluar emocione të forta. Mësohet se ish-ministri Tahiri ka vendosur të mos largohet nga Krimet e Rënda derisa të njihet me vendimin e gjykatës.

Tahiri është ulur te kafja e gjykatës dhe po pret vendimin e orës 16:00. /lapsi/
Shtuar më 19/09/2019, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori