Me kollare plot me ngjyra, Rama bëhet mysliman i "devotshëm" e shtron iftar (VIDEO)
Pëlqej
Në prag të mbarimit të muajit të shenjtë të Ramazanit Rama ka zgjehdur që të shtrojë një iftar për të gjithë besimtarët myslimanë.

Kryeministri me një kollarë plot ngjyra, si një mysliman i devotshëm ka folur përballë të gjithëve, bazuar mbi librin e shenjtë të Kuranit.

"Urrejtja dhe përdhosja e islamit po u kërcënon endrrën e jetësuar të lirisë dhe demokracisë, duke zgjeruar radhët ende të ngushta, por jo më fatkeqësisht të padukshme të islamofobëve dritë shkurtër dhe mendje zbrazuar.

Ky është një alarm që mbërrin deri këtu mes nesh, ku islami i së ardhmes paqësore dhe i përputhur me vlerat e të jetuarit sëbashku ekziston si një dhuratë që duhet mbrojtur e trashguar si një amanet i shenjtë.

Duhet mbrojtur njëkohësisht me të njëjtën forcë nga vandalët e errësirës kur ngjizet fryma shkatërruese e radikalizmit islamik dhe nga vandalizimi i injorancës së shoqërisë së konsumit dhe i politikës së konsumit.

Duhet mbrojtur siç thonë dy urdhërësat: Hiq dorë nga dhuna në islam dhe lexo.

Çka ISIS i ofronte idhëtarëve të tij ishte vuajtje dhe vdekje, ISIS po vdes dhe vetë më në fund, por mbetet i gjallë dhe i fortë mesazhi i qartësisë së akullt kriminale të godasim në përçmim, të jetë në cdo vend dhe në cdo kohë. Fryma shkatërruese e asaj mortje i tregoi sy hapurve se dhuna në islam nuk bën dallim mes kishave, sinagogave dhe xhamive."-tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori