Tentuan të trafikonin armë zjarri dhe municion luftarak drejt Kosovës, arrestohen 6 persona

Gjashtë persona kanë rënë në pragat e Policisë së Shteti pasi tentuan të trafikonin armë zjarri dhe municion luftarak drejt Kosovës.

Të arrestuarit janë, Rrahman Skuka, Bukurosh Neziri, Ulvi Huna, Hysni Hani, Kujtim Bajramaj dhe Bajram Shiti.

Oparacioni i policisë ka qenë i shtrirë në tre qare, Kukës, Durrës dhe Dibër.

Shtetasit u kapën në flagrancë në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me një 1 armë zjarri ti automatik, 1  pistoletë, sasi municioni luftarak dhe shumë parash prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh.

Njoftimi i policisë:

Kukës / Tentuan të trafikonin armë zjarri dhe municion luftarak, drejt Kosovës, vihen në pranga 6 shtetas.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Rrugëtimi”.

Operacioni, i shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe shuma parash.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit apo të mbajtjes së tyre pa leje, pas një hetimi disamujor, për një grup shtetasish që trafikonin armë zjarri drejt Kosovës, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Rrugëtimi”.

Në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Rr. S., 28 vjeç, banues në Dibër; B. SH., 24 vjeç, banues në Bulqizë; B. N., 33 vjeç, banues në Durrës; U. H., 27 vjeç, banues në Dibër; H. H., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe K. B., 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Kosovës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme./albeu.com