"Më kërcënuan me jetë", ish-deputeti tregon çfarë ndodhi në Polici
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është shoqëruar nga Policia ditën e sotme në fshatin Linas të Cërrikut.

Për këtë ka reaguar vetë ish-deputeti i cili ka thënë se po protestonte jo për të penguar eskortën e Ramës.

“Protestuest ishin vendosur në urë po prisnin ardhjen e eskortës së Ramës. Por nuk e kuptuam pse policia shfaqi atë sjellje brutale 1 orë para se të kalonte Rama.

Policinë e drejtonte Albert Nushhi personi që paguan Fredi Alizotin në videopërgjimin e Babales, një kamikaz politik, që s’mund të përfaqësojë aspak policinë. Kishte kërcënime për jetën, për mua dhe qytetarë të tjerë. Ishte një provokim i trashë.

Kjo solli irritimin e protestuesve që janë përplasur me ta. Protesta vazhdoi…eskorta e Ramës ka ardhur pas një ore. Është goditur edhe ish kryetari i komunës dhe qytetarë të tjerë. U provokuam pa asnjë shkak, ne po prisnim kalimin e Ramës, e prisnim me parulla, një protestë tejet normale kundër juntës”,- tha Boçi për News 24. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2019, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori