Me këpucë kaubojsash, Kujtim Gjuzi i detyron italianët të bëjnë si do ai (FOTO LAJM)

Deputeti i Kujtim Gjuzi është duke bërë një udhëtim në Itali këto dite duke marrë pjesë në disa konferenca dhe takime të ndryshme.

Ai karakterizohet nga stili i veçantë i veshjes, madje sëfundmi me qethjen e tij duket se do të krijojë edhe një trend në Shqipëri dhe më gjerë.

Gjuzi njofton përmes Facebook-ut të tij se ka mbajtur një ligjeratë ndaj një audience të konsiderueshme në ishullin Iskia në Itali duke i detyruar italianët ta përkthejnë nga shqipja në Italisht.

"E mbarova ligjëratën time shqip dhe vetëm shqip. I detyrova organizatorët të bëjnë përkthim", shkruan Gjuzi duke postuar nga hoteli me veshjen e tij dhe celularin e famshëm që nuk mund të mos bien në sy. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori