Me këmbët përpjetë mbi tavolinë, Rama publikon videon "provokuese"
Kryeministri Edi Rama aktualisht ndodhet në Bratislavë, ku Shqipëria pritet të marrë kryesimin e OSBE-së për vitin 2020.

Ai ka publikuar një video ku duket në një dhomë me këmbët e ngritura në tavolinë, ku më pas rrufiti dhe kafen, dhe po jepte direktivat për vartësit e tij, që po i pëgatisnin fjalimin, që do të mbante në asamblenë e OSBE.

“Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisē sē OSBE për vitin 2020.

Nder dhe pērgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”, shkruan Ramavideo.

Duket se ai nuk është kujdesur ta presë pjesën ku i ka këmbët e ngritura në tavolinë, si një formë e re për të provokuar./albeu.com/
Shtuar më 06/12/2019, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori