Me katër derra para, del fotoja e papublikuar e Enver Hoxhës (FOTO LAJM)

Pavarësisht se një numër i madh shqiptarësh po vuanin nga terrori në burgje dhe kampe përqendrimi, ndërsa pjesës tjetër i mungonte buka e gojës, klika komuniste jetonte në luks dhe pa asnjë mungesë.

Sëfundmi është publikuar një foto e Enver Hoxhës me nipërit e tij dhe djalin teksa pozon para katër derrave të egër të vrarë në gjueti më parë. Fotoja është publikuar nga Kastriot Dervishi me komentin: Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara. E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës. Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra (🐷) të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut.
Shtuar më 17/05/2019, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori