Me karikatorin plot dhe me mbi 100 mijë euro me vete, si u ndalua Gjuta sot pranë selisë së PS-së
Vladimir Gjuta vetëm pesë ditë pasi u la i lirë është kapur nga policia pranë selisë së PS.

Gjuta ka tentuar të futet me forcë në selinë rozë, në momentin që brenda ka qenë kryeministri Edi Rama, duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së PS.

Kjo ka bërë që Garda të ndërhyjë për ta neutralizuar Gjutën, deri në momentin kur kanë mbërritur policët dhe e kanë shoqëruar në komisariat, aty ku ndodhet akoma.

Gjuta ka pasur me vete një pistoletë të mbushur, një karikator me 22 fishekë, si dhe një shumë e madhe eurosh, paundësh dhe dollarësh amerikanë, ku dyshohet të kenë qenë mbi 100 mijë euro.

Gjuta u lirua vetëm pesë ditë më parë nga paraburgimi pasi ishte kapur për dhunimin e një të afërmi me mjete të forta.

Vladimir Gjuta është akuzuar gjithashtu për vendosje tritoli tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në atë kohë ai u kap gjatë një operacioni “blic” teksa ishte i maskuar me një paruke në kokë.

Shtuar më 10/02/2020, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori