Ukrainasit harrojnë luftën, mbushin plot plazhet dhe parqet (FOTO LAJM)

Ditën e shtunë, banorët e Kievit kanë shfrytëzuar në maksimum temperaturat e larta deri në 34 gradë Celsius, duke shijuar rrezet e diellit në plazhin qendror të qytetit.

Duket se ata po shijojnë paksa liri vetëm disa javë pasi kryeqyteti i Ukrainës u rrethua nga ushtria pushtuese ruse dhe sulmet me raketa që rrafshuan ndërtesat dhe vranë civilë.

Fotografitë nga brigjet e lumit Dnieper që rrjedh përmes Kievit, treguan qindra njerëz që rrinin në diell dhe notonin. Gjithashtu kishte të tjerë që luanin volejboll apo thjesht kishin dalë për një shëtitje.