“Më kanë bërë dy-tre herë të vdekur”, ish-presidenti tregon si e përjetoi familja
Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur për propozimin e ri të kryeministrit Edi Rama, paketën anti-shpifje.

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafein’, Nishani ka treguar se gjatë gjithë jetës së tij politike si deputet, ministër dhe president i republikës mediat kanë raportuar dy tre herë se ai është ndarë nga jeta.

Por, Nishani u shpreh se këto janë ndodhi të natyrshme edhe me shtimin e mediave dhe rrjeteve sociale.

“Unë kam një përvojë të gjatë në politikë, si deputet, ministër dhe si President. Më kanë bërë dy tre herë të vdekur, natyrisht familja ka pësuar gjendjen psikologjike të momentit por je i detyruar të përballesh. Unë kam një filozofi që nëse hedh një grusht me balte nuk xham, nuk ngjitet sepse rrëshqet, nëse e hedh në një shkëmb ne gropa -gropa, ajo ngrin në cepat e këtij guri. Pra, do ketë gjithmonë gjëra të kësaj natyre, por e rëndësishme është që të ruhet mundësia e komunikimit me publikun. Mediat sociale dhe shtimi i mediave online bën që sot të c’bësh monopolin e shpifjeve”, u shpreh ish-presidenti Nishani.
Shtuar më 15/10/2018, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori