Me jetë si nëpër filma, ky është shqiptari i njohur si mbreti i "të bardhës"
Lajmi për arrestimin e Majkëll Ilirjanit i njohur si ‘mbreti i kokainës’ ka bërë goxha bujë në mediat zvicerane. Ai u arrestua në garazhin e një kazinoje në Bazel.

Ilirjani kishte vite që hetohej dhe ishte një emër shumë i njohur si nga policia, por edhe nga mediat. Në vitin 2003 mediat raportuan se si drejtonte një kartel shqiptaro-jugosllav me shtrirje nga Kosta Rika në Belgjikë, Zvicër, Çeki, Kroaci dhe Serbi.

Emrin, ai e ka ndryshuar pasi lindi në Podgoricë me emrin Ilmi Frlukiç. Ilirjani shkeli në tokën amerikane për herë të parë në vitin 1981, por aktvitetin kriminal e nisi në vitet 90’. Vite në të cilat ra edhe në sy të autoriteve amerikane.

Në vitin 1992 u prangos dhe bëri një pakt me policinë duke u thënë se do i ndihmonte duke u dhënë informacione për mafian shqiptare, por e gjitha kjo rezultoi të ishtë një mashtrim.

Ai dha informacione vetëm për disa grupe të vogla kriminale. Ilirjani u dëbua nga SHBA, por u kthye në vitin 1994 dhe u martua me vajzën e një polici në Florida. Ai mashtronte se ishte një biznesmen.

Pasuria e tij është marramendëse. Në Kroaci ka një vilë superluksoze, prej nga e drejtonte shpesh aktivitetin kriminal dhe disa miliona euro. Ka edhe disa avionë privat në pronësi me të cilët është sjellë drogë jo pak herë nga Amerika drejt Europës.

Shtuar më 11/11/2019, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori