Më i fuqishëm se Tahiri, kush është “shefi i madh” që drejtonte bandën e Habilajve
Pëlqej
Dosja e vëllezërve Habilaj me 416 faqe ka troditur nga themelet politikën në Shqipëri.

Në këtë dosje voluminoze, flitet për persona me pushtet të cilët drejtojnë çdo gjë, duke lënë të kuptohet se Habilajt në fakt ishte një bandë që kishte eprorë të fuqishëm në politikën shqiptare.

Fillimisht në përgjime doli emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili sipas përgjimeve të publikuara nga mediat italiane, ishte politikani me pushtet në Shqipëri të cilit banda i detyrohej 30 mijë euro për fushatë, ose 5 mijë euro në muaj.

Por gjatë përgjimeve, vëllezërit Habilaj flasin edhe për një “shef të madh” në Tiranë, i cili kontrollonte rrjetin dhe të cilit i jepnin llogari trafikantët.

dialogun më poshtë, mund të lexoni bisedën mes vëllezërve trafikantë të cilët flasin se si i japin llogari “shefit të madh”.

Ndërkohë gazetarja Anduena Llabani ka plasur “bombën” duke bërë publike faktin se kushëriri i Tahirit i arrestuar në Itali, Moisi Habilaj ka qënë i pranishëm në drekën e parë të qeverisë Rama në Vlorë dhe ka tentuar të paguajë drekën e qeverisë.

“Ishin shumë s’mund ti numëroja, nje tufë me euro, donte të paguante drekën e shtetit, por s’ja pranova”, ka treguar pronari i restorantit duke shtuar se atë drekë e kishte paguar një person tjetër, biznesmen i fuqishëm.

Pjesë nga përgjimet

Moisi: Çfarë thuhet tjetër?

Florian: Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita, këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg Vlorës)

Moisi Habilaj: Po ç’ne?

Florian: Më kërkoi “shefi i madh”

Moisi: Çfarë donte?

Florian: Asgjë, Për këto… për situatën.

Moisi: Ah, fole “kokë më kokë” me të? (fole ballë për ballë)

Florian: Po, me priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë

Moisi: Po çfarë të tha?

Florian: Më tha, “çfarë janë këto”… çfarë…. Si janë punët? I thashë “kështu, kështu” (nëkupton që i ka shpjeguar gjithçka fill e për pe)

Moisi: Që do të thotë?

Florian: I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro /mos u shqetëso….. është çështje orësh (në kuptimin që nuk zgjat shumë ), mos e mendo më gjatë.

Moisi: Ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj. Këtë duhej t’i thoje.

Florian: Po i a thashë që ne nuk… por hiç…. Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’i thërrisja, shpjegoi.

Moisi: Po… edhe ne e kuptuam…. Ndaj nuk e shqetësuam (bezdisëm shefin)

Florian: Edhe ne e morëm vesh.. dhe më tha.. “unë e thërrita dhe i thashë: nuk duhet të përfshiheshe ne lojërat e (çështje) fatit”

Moisi: E kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?

Florian: E kishte thirrur ky? … “shefi i madh” e kishte marrë në tel… më dëgjon?

Moisi: Po, më thuaj , vëlla

Florian: E kishte marrë ne telefon dhe i kishte thënë se nuk duhet te ishte përfshirë (nënkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit.

Moisi: Po

Florian: Ai i ishte përgjigjur duke u justifikuar, jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjthm për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt,’’… I kishte thënë (shefi) .-atë që ke për të bërë , bëje shpejt…

Moisi: Sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?

Florian: Asgjë, …. Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin

Moisi : Blasfemi

Florian: “Megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgjë”- më tha në fund ( shefi)… “shko dhe mos e vrit mendjen”. /albeu.com/


Shtuar më 18/10/2017, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori