Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
Me helmim, kush po tenton t'a vrasë Edi Ramën?
Pëlqej
Kush po kërkon të vrasë Edi Ramën?

Kjo "teori konspirative" po pushton mediat online pasi kryeministri Edi Rama merr bukën dhe ushqimin nga Tirana, kudo që ai shkon.

Pra, të gjitha tryezat e shtruara në familjet të cilat ai i ka vizituar, ai nuk ka ngrënë asgjë e gatuar nga një dorë e huaj.

Disa informacione të ardhura nga shërbimet sekrete vendase dhe shërbimet e huaja partnere, rreth një plani për helmimin e kryeministrit Edi Rama me anë të ushqimit, kanë alarmuar institucionet e sigurisë, duke mbjellë panik në Kryeministri.

Nuk dihet nëse pas këtij plasi fshihen faktorët të brendshëm apo shërbime të huaja armiqësore, por ky informacion ka vënë në lëvizje institucionet e sigurisë në Shqipëri, duke shtuar masat dhe kujdesin për ruajtjen e kryeministrit Edi Rama, shkruan Pamfleti.

Ditët e fundit, në të gjitha takimet dhe vizitat jashtë Tiranës, kryeministri Rama nuk ka pranuar që të konsumojë asgjë pa u kontrolluar më parë.

Gjithashtu, kryeministrit i është ndaluar konsumimi i ujit apo i kafeve rastësore gjatë takimeve për shkak të frikës për mundësinë e depërtimit të faktorëve që janë të interesuar për eliminimin e tij.

Nuk dihet ende se kush fshihet pas kësaj tentative, por një gjë e e tillë jo vetëm do të destabilizonte Shqipërinë, por mund të destabilizonte edhe Ballkanin. /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2018, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori