Tragjedia me 79 viktima pas përmbytjes së varkës me emigrantë, qeveria greke shpall tre ditë zie kombëtare

Tre ditë zie kombëtare është shpallur nga qeveria e përkohshme greke pas tragjedisë së papërshkrueshme me 79 emigrantët e vdekur deri më tani nga mbytja e anijes në ujërat ndërkombëtare pranë Pylos.

Njoftimi i zyrës së shtypit të Kryeministrisë:

“Kryeministri shpalli tre ditë zie kombëtare nga dita e sotme, e mërkurë, 14 qershor 2023, ora 21:00 deri të shtunën, 17 qershor 2023, ora 21:00 për viktimat e ditës së sotme.”

Ngjarja ndodhi rreth 75 km në jugperëndim të rajonit jugor të Peleponezit të Greqisë.


Shtuar 14.06.2023 22:41