Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, nis në Bruksel takimi i Kurtit me Borrell

Ka nisur në Bruksel takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me dhe përfaqësuesin të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Pas takimit me Kurtin, Borrell pritet të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Borrell dhe i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, do të kenë një seri takimesh për menaxhimin e krizave me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në Bruksel gjasat janë që takimet do të jenë vetëm takime dypalëshe, mes bartësve të dialogut, Albin Kurti, dhe Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësit evropianë të dialogut.

Ndërkohë, nuk ëstë bërë me dije nëse do të ketë një takim trepalësh me tyre.

“Unë nuk kam thënë se nuk do të ketë takim mes tyre. Me rëndësi është se ata sot do të jenë në Bruksel, me ftesë të përfaqësuesit të lartë. Të shohim se si do të shkojnë takimet, e pastaj mund të dimë më shumë”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, në një konferencë për shtyp të enjten.

 


Shtuar 22.06.2023 16:09