Lulzim Basha uron besimtarët Sulltan Nevruzin: Shpresa të shndrisë në familjet shqiptare

Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtratë bektashianë fetsën e Sulltan Nevruzit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Basha përcjell mesazh paqeje dhe shprese për të nesërmen.

“Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin. Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare!”, shkruan Basha.

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.

Festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas bektashianëve dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Në vendin tonë sekti i bektashinjve, është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman./albeu.com/


Shtuar 22.03.2023 14:50