"Më fal që nuk munda me mbërritë në kohë", Dom Gjergj Meta shpreh ngushëllime për vrasjen e 24 vjeçarit
Mbrëmjen e djeshme, një konflikt hasmërie i mori jetën dy vëllezërve në Krujë.

Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, janë plagosur rëndë me armë zjarri dhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar edhe reagimin e Dom Gjergj Metës, i cili në një postim në rrjetet sociale tregon se e njihte njërin nga viktimat.

Dom Gjergj Meta njihte Xhentilin, i cili ishte pagëzuar Gjon dhe ishte një i ri shumë aktiv në aktivitetet e rinisë së krishterë.

“Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po të them vetëm lamtumirë! E më fal që nuk munda me mbërritë në kohë …
Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne!”, shkruan Dom Gjergj Meta.
Shtuar më 05/06/2020, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori