Një grua është gjetur pa jetë në një
park në Mougins.
Mësohet se
trupi i saj pjesërisht i djegur dhe i zhveshur, ndërsa së fundmi është identifikuar nga autoritetet dhe bëhet fjalë për një 37-vjeçare që punonte si prostitutë.
Ajo kishte "një
emër të një mashkulli shqiptar të bërë tatuazhe në krah".
Gruaja e re ishte një prostitutë nga Evropa Lindore, shpjegojnë burime të njëpasnjëshme për Parizianin. Banore në Kanë, ajo u identifikua nga një hetues nga komisariati.
Trupi ishte zbuluar të mërkurën në mëngjes, nga një shëtitës, pranë pellgut të Font Merle, në parkun departamentor të Valmasque.
Shtuar më 27/12/2019,
ora 19:25