Me Eagle Mobile, "Vallezo me kohen tende"
Albeu.com
Abonentët Eagle individualë me parapagesë tashmë kanë mundësinë të “vallëzojnë” me kohën e tyre të komunikimit në celular. Oferta më e fundit e prezantuar nga Eagle Mobile ofron bonuset më të mira, që konsistojnë në minuta falas ...... drejt gjithë numrave Eagle dhe kundrejt numrave të tjerë kombëtarë, SMS drejt numrave kombëtarë, si dhe internet falas.

Të gjithë ata që janë pjesë e familjes Eagle, apo blejnë një numër të ri të programeve individuale me parapagesë kanë tashmë mundësi të përfitojnë nga tre paketat brenda kësaj oferte, që janë programuar sipas nevojave apo dëshirave të përdoruesve.

Sipas kësaj oferte, nëse abonenti regjistrohet në paketën 200 të ofertës që kushton 200 Lekë (me TVSH), ai mund të përfitojë për një javë rresht 100 minuta kohë bisedë me gjithë numrat Eagle. Nëse abonenti regjistrohet në paketën 500 që kushton 500 lekë (me TVSH), atëherë përdoruesi do të përfitojë 4000 minuta falas me gjithë numrat Eagle dhe 20 minuta me operatorët e tjerë kombëtarë për një javë të plotë. Ndërsa me paketën 800 që kushton 800 lekë (me TVSH) abonenti përfiton falas 800 minuta me gjithë numrat Eagle, 30 minuta me operatorët e tjerë kombëtarë në vend, 30 SMS kundrejt numrave kombëtarë, si dhe 120 MB Internet EDGE, ndërkohë që kjo paketë vlen për 15 ditë në vazhdim.

Për t’u bërë pjesë e kësaj oferte mjafton që abonenti Eagle individual me parapagesë të dërgojë mesazh SMS me përmbajtje “200 apo 500 apo 800” në numrin 55200. Gjithashtu abonenti mund të regjistrohet nëpërmjet menusë Eagle Star *100# apo direkt duke formuar nga celulari *200#, apo *500# ose *800# në varësi të paketës së përzgjedhur. Në rastet kur abonenti nuk i përket programit individual me parapagesë apo krediti i tyre nuk është i mjaftueshëm për tu bërë pjesë e ofertës; kur është i regjistruar dhe periudha e ofertës nuk ka mbaruar ende, ata do të njoftohen me SMS. Njëkohësisht çdo përfitues i ofertës do të njoftohet për fillimin dhe mbarimin e afatit të ofertës njëjavore apo dy javore (për paketën 800), si dhe për gjendjen në llogaritë e tyre dhe momentin e përfundimit të kësaj oferte.

Vetëm me Eagle, abonentët Riniring, ata të tarifës Standard apo Fiks Cel do të “vallëzojnë” me kohën e tyre!
Shtuar më 21/02/2010, ora 20:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori