Me dorë të hekurt, Policia shoqëron shtatë protestues të Astirit
Prej disa muajsh banorët e Astirit janë në protestë kundër projektit të unazës së madhe që do tju shembë shtëpitë e tyre.

Por sipas informacioneve të parë, mësohet se Policia e Tiranës ka shoqëruar shtatë persona nga protesta e banorëve të Unazës së Re.

Protestuesit janë shoqëruar tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Një grup i banorëve të Astirit janë dretuar tek Drejtoria e Policisë, për të kërkuar lirimin e tyre.

Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori