Me dorë të hekurt, gjykata le në burg 4 prej të ndaluarëve të protestës
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg 4 prej 17 të ndaluarëve për protestën para Parlamentit ditën e shtunë në Tiranë.

Policia e cilëson protestë të dhunshme atë duke bërë edhe denoncim për një numër të madh protestuesish.

Sipas vendimit të gjykatës, në burg mbetën: Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka, Pal Daija, ndërkohë që u dha detyrim paraqitje për Edison Tahirin, Klajdi Pocin, Denaldo Buzin, Eduard Buzin, Elidjan Buzin, Florian Zenelin, Jeton Spahiun, Ali Brucin, Kevin Kastratin dhe Flamur Rrahjan. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori