Me djalin në makinë, si u ekzekutua nga profesionistë 45 vjeçari në Rrëshen
foto ilustruese
Nga të dhënat e para, mësohet se ekzekutimi i Tonin Gjinit në mes të Rrëshenit është bërë nga persona profesionistë.

Sipas dëshmive paraprake të dhëna në polici prej atyre q ëkanë parë se çfarë ndodhi, mësohet se ekzekutorët kanë lëvizur me një fuoristradë me xhama të zinj.

Ata e kanë parakaluar makinën e Gjinit dhe më pas kanë hapur xhamin e pasëm të fuoristradës duke qëlluar me breshëri.

Precizioni dhe numri i madh i predhave të lëshuara nuk i kanë dhënë asnjë shans Gjinit, ndërsa mësohet se me të ka qenë në makinë edhe djali i tij.

Vrasja dyshohet të ketë lidhje me një seri ngjarjesh që kanë ndodhur vitet e fundit në Rrëshen. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2019, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori