"Më bie bateria shpejt...", Habilajt dyshojnë se përgjohen por vijojnë bisedat për drogë dhe para

Nga fundi 2016 dhe fillimi i vitit 2017, grupi i kryesuar nga Moisi Habilaj ka dyshime të forta se përgjohet pasi në një pjesë të mirë të bisedave të përceptuara nga autoritetet italiane ata flasin për këtë pjesë.

Albeu.com sjell një moment kur Nezar Seiti i ankohet shokut të tij Maridian Sulaj se nuk kupton se përse bateria e celularit i shkarkohet shumë shpejt, pasi ajo është edhe e re.

Maridian Habilaj nuk i vë re këtij detaji, por thotë se do të gjejnë një karikues tek disa kinezë.

Pjesë nga biseda
Nezar Seiti dhe Mardian Sulaj janë duke folur për një avokat nga Malta.

Seiti: Sapo ai më shkroi, celuari më bëri "biip" dhe menjëherë u fik. E çuditshme pasi e kam edhe bateri të re.

Maridian Sulaj: Konsumon interneti.

Ndërkohë, dy javë më vonë, grupi i Habilajt ka dyshime të forta që po përgjohen dhe kontrollojnë në makinë duke dyshuar në një pajisje të vogël.

Pjesë nga biseda

Dëgjohen Moisi Habilaj; Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj teksa kërkojnë diçka në kabinën kroskotin e makinës.

Nezar: Kjo ra këtu, rrotullojë, rrotullojë...

Miosi Habilaj shfryn.. Kjo lëvizet me dorë? Hajde shihe pak dhe fute dorën këtu...

Nezar: Wshtë "kjo" gjëja që po them..

Moisi Habilaj: Ccfarë gjëjë? A ke mend në kokë..

Nezar: Hajde e çojmë diku që të qetësojmë edhe trurin (I thotë hajde ta kontrollojmë makinën tek një specialist).

Moisi: Kape atë, lëvize me dorë...

Nezar: Po nuk lëviz..

Moisi: Wshtë tek tapiceria e makinës..

Nezar: Wshtë alarmi, por përse është kështu..?

Moisi: Provoje me çelesë...hiqe këtë telefon..provoje me çelës..

Moisi: Ma jep mua çelësin..

Moisi: Edhe sikur të më vendosin diçka në makinë, ç'punë më prish mua? Do dëgjojnë po*dhët e mia. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori