Policia e Durrësit në
bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të
armëve dhe
municioneve luftarake duke arrestuar dy persona në këtë qytet.
Të arrestuaritjanë Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në
Durrës si edhe Rei Hodo 22 vjeç, banues gjithashtu në
Durrës.
Gjatë këtij operacioni, policia ka sekuestruar edhe dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm; një pistoletë tip " lou"Mini; 2 krehera, 25 fishekë; një përdorues grushti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i
armëve dhe
municioneve"në
bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.
Shtuar më 13/11/2018,
ora 10:00