Aksident i rëndë në Elbasan! 4 të plagosur, 3 prej të cilëve fëmijë

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Elbasan, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Sipas burimeve, shtetasi D.Z., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë rruga.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur rëndë shoferi dhe tre fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga , ështê dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijet e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./albeu.com/