Rudiger konfirmon interesimin e Barcelonës në ditën e prezantimit te Real Madridi

Në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit, Antonio Rudiger, ka pranuar se interes për transferimin e tij ka pasur edhe Barcelona.

Gjermani është shprehur se ka qenë i qartë me agjentin, ose Real Madridin, ose asnjë një tjetër.

“Po, ka pasur interes nga Barcelona, ata më kërkuan, por unë i thashë vëllait tim (agjenti i tij), që doja të vija te Real Madridi”, u shpreh mbrojtësi gjerman./albeu.com