Me arkivol hapur dhe flamurin grek, ceremoni horror për Kacifasin në Bularat (VIDEO)
Pëlqej
Familjarët e Kostandinos Katsifas kanë tërhequr pas 10 ditë pas vrasjes trupin e pajetë të Kostandinos Katsifas nga morgu.

Pasi u tërhoq nga morgu i QSUT-së ditën e sotme dhe u dërgua drejt Gjirokastrës, Familjarët para disa minutash kanë tërhequr trupin e tij nga agjencia e funeralit të fshatit Zervat për ta dërguar drejt shtëpisë ku dhe do t’i bëhen nderimet sipas traditës lokale para se të përcillet për në banesën e fundit.

Nga pamjet duket dhe momenti kur të afërmit mbajnë arkivolin me trupin e Katsifas në supe pasi e nxjerrin nga makina e funeralit. Me kapele në kokë dhe fytyrën zbuluar arkivoli me trupin e Katsifas hyn në banesë shkruan faxWeb.

Ndërkohë që në momentin kur arkivoli i të ndjerit futej brenda u dëgjuan thirrje: “I pavdekshëm”.

Katsifas u vra më 28 tetor në fshatin Bularat pas një shkëmbimi zjarri me RENEA-n. Ai më parë kishte qëlluar edhe mbi makinën e policisë të drejtorisë vendore të Gjirokastrës.

" Bashkia e Dropullit në një mbledhje jashtë radhe ka marrë vendimin për të paguar të gjitha shpenzimet financiare për ceremoninë e varrimit në Bularat të minoritarit grek Kostandinos Katsifa.Vendimi i baskisë është bërë i ditur nga nënkryetari i bashkisë Dropull, Mihal Mano. Sipas tij vendimi është marrë me motivacionin se familja është e varfër dhe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritarëve në jug të Shqipërisë. Ceremonia e varrimit për Kostandino Kacifas do të bëhet nesër në orën 13:00.

Sipas saj Trupi i tij do do të përcillet me nderime dhe do të jetë i veshur me uniformë ushtarake.
Shtuar më 07/11/2018, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori