Me aleancen me agraret, e dhjathta rrezon shpresat optimiste te socialisteve
Albeu.com
Partia Demokratike ka mbyllur raundin e pare te bisedimeve duke kontaktuar me te gjithe aleatet e saj dhe dy partite e tjera ate Agrare dhe Bashkimin e te Drejtave te Njeriut.Ndonese nuk eshte arritur nje marreveshje perfundimtare bisedimet konfirmuan zgjerimin e shumices se djathte qe vetem me Agraret arrin te kete 77 deputete. Sipas Zerit te Amerikes kjo eshte nje shifer qe i rrezon dhe shpresat me optimiste te socialisteve per te rekuperuar deri ne nje barazim me ane te ankimeve qe ka bere ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Tashme kane perfunduar kontaktet dhe bisedimet me secilin nga aleatet e vjeter dhe te rinj te partise demokratike. Negociatoret demokrate te perbere nga nenkryetarja Jozefina Topalli, sekretari i pergjithshem Ridvan Bode dhe zoti Genc Ruli kane degjuar pretendimet e aleateve dhe kane bere te qarte kufirin maksimal te ofertave qe ata mund te japin. Duket se te gjithe aleateteve u eshte ofruar nga nje ministri. Diskutimet kane qene te perqendruara ne gjetjen e ekuilibrave mes pretendimeve per dikastere te caktuara dhe mundesive per t'i kenaqur keto pretendime sipas peshes se secilit aleat dhe per te shmangur xhelozite mes partive te vogla. Demokratet i paraprine ne nje fare menyre kesaj situata duke vendosur qe ministrite kyce ti kete nen pergjegjesine e saj. Ndoshta ajo qe mund te leshojne mund te jete vetem mbrojtja. Nga ana tjeter demokratet kane mbajtur parasysh edhe faktin se zgjerimi i aleateve ka kufizuar hapesirat per figurat e partise se tyre, aspekt i cili po menaxhohet mesa duket drejtperdrejt nga kryetari Berisha. Burime jo zyrtare i thane Zerit te Amerikes se tashme, pas bisedimeve te kryera, thuajse eshte konfiguruar pjesa e kabinetit qeveritar qe do u takoje aleateve dhe mbetet vetem qe gjithshka te fiksohet nga kryetari Berisha i cili do te kryesoje edhe kabinetin e ardhshem. Nga ana tjeter bisedimet duket se i konfirmuan te djathtes edhe nje shumice me te madhe. Afrimi i Partise Agrare te Xhuvelit dhe sipas te gjitha gjasave edhe i partise se Bashkimit te te Drejtave te Njeriut, duke marre per baze rezultatet e deritanishme i japin te djathtes 79 deputete. Perfshirja e partise agrare, me 4 deputete, ka lehtesuar ne nje fare menyre bisedimet, pasi ne kete menyre edhe presioni i forcave te tjera ishte lehtesisht me i thyeshem. Nje shumice e tille si kjo e krijuar aktualisht, thyen edhe shpresat me optimiste te socialisteve te cilet ende nuk e pranojne humbjen dhe qe kishin besuar fort ne mundesine e nje rekuperimi, deri arritjen e nje barazimi per shkak te permbysjeve te disa rezultateve qe mund te vinin nga komisioni qendror i Zgjedhjeve apo kolegji Zgjedhor. Pjesa derrmuese e kryesise socialiste ishte e mbledhur sot ne seline e partise, ne mungese te kryetarit Nano. Por te gjithe u shprehen se behej fjale per nje takim informal dhe rutinor. Nga ana tjeter Komisioni qendror i zgjedhjeve edhe sot ka rrezuar kerkesat e paraqitura per pavlefshmeri te zgjedhjeve nga dy kandidate demokrat dhe nje tjeter socialist. Komisioni ka rrezuar ne total 24 ankime, ndersa Kolegji Zgjedhor deri me tani, i ka lene ne fuqi vendimet e tij. VOA
Shtuar më 22/07/2005, ora 02:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori